Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e jashtëm të Sudanit të Jugut, James Pitia Morgan – në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se kryediplomatin sudanez janë diskutuar për potencialin e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit”, ka shkruar presidentja.
Me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Osmani po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.
Ajo ka qenë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”, ndërsa është takuar edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të këtij forumi.