Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takohet me kryeministrin belg: Diskutuam për integrimin euroatlantik të Kosovës

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin belg, Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një statusi në Facebook, Osmani bën me dije se ajo ka falënderuar kryeministrin belg për mbështetjen e vazhdueshme  ndaj Kosovës.

Ndër të tjera, e para e vendit tregon se u diskutua për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës.

Por edhe per anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve.