Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Nju Jork ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka takuar presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend ndërsa Osmani ka theksuar se Kosova mbetët e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjatë.
“Krahas marrëdhënieve bilaterale, në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon e më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri afatgjate.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Rinkēvičs për mbështetjen e vazhduar të Letonisë për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka njoftuar Presidenca.