Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.
Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar një fotografi nga pritja që i është bërë, me ç’rast ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës ndërkombëtare.
“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.