Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Osmani takon Radev, diskutojnë thellimin e raporteve Kosovë-Bullgari

 
   

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në Bullgari, është pritur sot në takim në Sofje nga homologu i saj bullgar Rumen Radev.

Osmani falënderoi Radev për mbështetjen e fortë të Bullgarisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutuan rezultatet e punës së përbashkët dhe vazhdimi i thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Bullgari, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e vendit tonë ndodhet për vizitë në Bullgari me ftesë të ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Në bashkëbisedim me ish-sekretaren Clinton, Osmani potencoi se parakusht për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuarajanë liria, paqja e demokracia. Ajo falënderoi Hillary Clinton, ish-presidentin Bill Clinton dhe popullin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.

Ndryshe, Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve botërorë për ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfida globale.