Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë qëndrimit në Granada të Spanjës.
Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”.
Ndryshe, presidentja Osmani në Granada ka marrë pjesë në samitin e liderëve të vendeve evropiane. Ajo ka takuar edhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin britanik Rishi Sunak, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, etj.