Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani thotë se kjo javë është e rëndësishme, flet edhe për zbatimin e aneksit të Ohrit

Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për RTV21 pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksoi se kjo është një javë e rëndësishme, por jo që t’i vihet pika çdo gjëje.

“Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetëzbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyq”, tha Osmani.

Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që hapat përpara të bëhën në koordinim me aleatët.