Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta hartojë draftin me SHBA-në

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click”  në RTV21 tha se sa i përket draft-statutit të Asociacionit mënyra më e mirë sipas saj ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bëjë draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar 2363 ulemi ne ta bëjë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, tha Osmani.

Ajo u pyet se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë.

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse

argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, u përgjigj ajo,

Osmani në emisionin pranoi se ka shqetësime sa i përket  kompetencave të Asociacionit.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015.”, tha Osmani.