Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Osmani tregon si mund të jetë më efektive lufta kundër korrupsionit

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transaprencë dhe gjithpërfshirje.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

E para e vendit, theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve vendore.

Këto komente ajo i bëri gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë.