Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Le të na udhëheqin durimi dhe zemërgjerësia

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.

Osmani shprehi urimet më të përzemërta për qytetarët duke u dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e tyre.

“Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi. Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje”, thuhet në urimin e Osmanit.

Presidentja ka theksuar se kjo ditë le të shërbejë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.

“Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentes.