Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruara presidentin e SHBA-së, Joe Biden me rastin e 4 korrikut.
Osmani ka thënë se Kosova sot feston së bashku me SHBA-në , duke theksuar angazhimin për forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Gëzuar 4 korrikun për presidentin Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë!
Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur”, ka shkruar Osmani në Twitter.