
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi ka uruar presidenten e parë të Meksikës, Claudia Sheinbaum.
Osmani shkroi se presidentja e parë grua e zgjedhur është historike, ndërsa, shpreson që ky ndryshim të ofrojë mundësi bashkëpunimi mes Kosovës dhe Meksikës, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë i presidentes në X:
Urime Presidentit të zgjedhur Claudia Sheinbaum në zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Meksikës. Në një botë që përballet me shumë sfida, është frymëzuese të shohësh më shumë gra që marrin role udhëheqëse.