Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.
Ajo, ka shkruar në platformën “X”, duke thënë se pret me padurim që të bashkëpunojnë së bashku me homologun finlandez.
“Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Osmani.
Osmani pret për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.