Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani uron Xhaferin: Dita e sotme, një moment i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoni

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Ajo ka thënë se dita e sotme shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik.

“I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca e Kosovës në një postim në Facebook.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim,

Deputetët e opozitës, siç ishte paralajmëruar, nuk votuan për zgjedhjen e mandatarit dhe Qeverisë së re.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.