
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për ditën e pavarësisë.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Zvicra është partner i kahershëm dhe përkrah i flaktë i popullit të Kosovës.
“Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar tutje Osmani.
Këtë të martë, 1 gusht, Zvicra feston 731 vjetorin e themelimit