Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani: Veprat e Mulliqit janë testament për brezat e ardhshëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes, komunitetit të gazetarëve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të gazetarit, profesorit e dramaturgut, Haqif Mulliqi.

Ai la gjurmë jo vetëm në fushën e gazetarisë, sferës akademike, por edhe në atë të dramaturgjisë, ndaj veprat e tij janë testament për brezat e ardhshëm.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, komunitetit kulturor dhe atij të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Haqif Mulliqin”, thuhet në telegramin e Osmanit.