Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot vizitoi edhe Janjevën.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se në Janjevë, e kaluara ndërthurë të ardhmen.
Për Janjevën më tutje e para e vendit tha se është një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore.
Po ashtu Osmani tha se Janjeva është aty ku mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme.
“Në Janjevë, e kaluara ndërthuret me të tashmen. Një vendbanim i vjetër me histori të pasur dhe rëndësi kulturore. Qytezë në të cilën mishërohet fryma e unitetit në diversitet ndërmjet komuniteteve të ndryshme”, shkroi Osmani.