
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës votoi Ligjin për Pagën Minimale, por jashtë këtij ligji janë lënë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këta të fundit i kanë kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani një takim.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga Faton Klinaku nga OVL-ja.
‘’Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, sot i kanë dërguar kërkesë për takim zyrtar Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani Sadriu, lidhur me çështjen e miratimit nga Kuvendi i Kosovës, të ligjit për pagën minimale, me anë të të cilit janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së’’ thuhet në postimin e Klinakut.