Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka paralajmëruar protesta ndaj Qeverisë Kurti.
Ai shkroi në Facebook të mërkurën se protestat janë të pashmangshme, por për kohën dhe formën tha se do të njoftojë.
“Protestat ndaj kësaj qeverie janë të pashmangshme. Për kohën dhe formën e protestës do të njoftoheni me kohë”, shkroi Klinaku.
Paralajmërimi për protestë, vjen pasi në përgjimet e publikuara, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke biseduar me Listën Serbe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe projektligjin për pensionet e veteranëve.