Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Pa bukë më lini,pa valle jo” përlotet koreografi nga Patosi: Jap mësime falas

Protagonist në qindra valle dhe njëherazi koreograf, profesori i ansamblit të Patosit, Mustafa Muçi është ai i cili po mban gjallë traditën e valles në qytetin e tij.

Edhe pse nuk ka studiuar për art, sot quhet profesor dhe koreograf nga të gjithë pasi pasioni për vallen, bëri që në një moshë të re, ai të bëhej pjesë e Ansamblit popullor të Patosit duke kaluar më pas në drejtimin e tij.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti, Muçi ka rrëfyer pasionin e tij për vallen.

Brikena Prifti: Si nisi dëshira për të qenë pjesë e valleve?

Muçi: Si origjinë jam nga Golloborda, por babai ka ardhur në vitin 1951 në Patos. Ne ishim fëmijë shumë. Kur fillova se unë shikoja nga fisi i mamasë që kërcenin dajat. Nga fisi i babait kisha vetëm halla, dhe babai nuk e kishte qef shumë. Kurse dajat e trashëgonin dhe unë mësoja mbas atyre. Në vitet 1970-të ne kishim një koreograf nga Kukësi, ai po na mblidhte dhe na shikonte se çfarë të dhënash ka. Pastaj na tërhiqte neve pasi Patosi edhe pse qytet i vogël kishte aktivitete shumë. Patosi krijoi cirk, kishte trupa të mirë. Pas asaj filloi edhe estrada. Kishte shumë figura që vinin nga Tirana dhe na tërhiqte neve.

/Vizionplus.tv/