Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

‘Pa frymë’! Aktorja mesazh prekës pë burrin që i dha fund jetës pranë varrit të gruas: ‘Histori dashurie që të bëjnë të besosh se ajo ekziston vërtet’!

“Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen”, 60-vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e gruas, mesazhi prekës i aktores: Histori që të bëjnë të Petrit Jaupaj, një 60-vjeçar që punonte si mësues në qytetin e Ballshit i mori jetën vetes ditën e djeshme pranë varrit të gruas së tij, pasi prej më shumë se një viti ajo nuk jetonte më.

Një vit më parë, bashkëshortja e tij u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, ndërsa nga mungesa e saj, Jaupaj, mësues i biokimisë, në gjendje të rëndë emocionale, i dha fund jetës duke pirë medikamente pranë varrit të saj.

Ngjarja tronditi gjithë opinionin publik dhe jo vetëm, teksa në lidhje me rastin ka reaguar edhe aktorja Arjola Demiri, e cila u shpreh se ky lajm e ka trishtuar por i ka dhënë edhe një mesazh të vyer.

“Histori nga ato që të lënë pa frymë. Histori dashurie që të bëjnë të besosh se dashuria ekziston vërtet. E trishtë, po njëkohësisht e jashtëzakonshme vetëflijimi prej dhimbjes së humbjes. Mendoja se vdekja i ndanë njerëzit! Por mesa duket edhe i bashkuaka shpirtrat. Asgjë për të paragjykuar! Ky burrë zemërthyer ma ndryshoi pak shijen që kam për burrat shqiptarë, që në dukje janë të vrazhdë dhe që nuk dinë të dashurojnë bukur. Pushoni në paqe”, ka shkruar aktorja në Instagram.