Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Paçarizi: S’e kuptoj cili shtet ka shtet amë – ose janë, ose s’janë

 
   

Opinionisti Rrahman Paçarizi, duke folur për bashkimin kombëtar, ka thënë se kur flitet për kombin dhe etninë duhet bërë dallimi.

Ai është shprehur kritik edhe për referimin “shteti amë” që përdoret kur diskutohet për raportet Kosovë – Shqipëri.

Nëse flasim për kombin modern e kemi një situatë, nëse flasim për etninë ka një situatë dhe dallimet janë të jashtëzakonshme. Sipas meje diskutimi për bashkimin kombëtar është pengesa më e madhe psikologjike për zhvillimin e shtetit”.

“S’e kuptoj se cili shtet ka shtet amë, ose janë shtete ose s‘janë. Pakicat kombëtare kanë shtete amë”, ka shtuar ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Më tej Paçarizi ka vazhduar duke thënë se bashkimi i dy shteteve ose etnisë shqiptare në një shtet mund të ketë përparësi, por jo tash për tash.