Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli del me njoftim për futjen në zgjedhje: Jemi gati ta ruajmë familjen tradicionale shqiptare

 
   

AKR ka vendosur që në këto zgjedhje të hyjë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë ngritur zërin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes shqiptare.

Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka thënë se familja është duke u përballur me sfida të pazakonta, që kanë për qëllim tjetërësimin e kulturës dhe zakoneve tona tradicionale dhe patriotike.

Ndërsa ka thënë se AKR si parti, së bashku me partnerët do ta ngrejnë zërin duke treguar se aspirojnë integrimin në Evropë, duke ruajtur tiparet dhe karakteristikat origjinale, që na kanë identifikuar si komb për dekada të tëra.

“Familja shqiptare, si shtylla kryesore e ekzistencës së kombit tonë, ka qenë dhe duhet të mbetet në harmoni të plotë me zakonet fetare, qofshin ato islame, katolike apo të religjioneve të tjera. Mbi këto shtylla është ndërtuar edhe tradita dhe qenësia e kombit tonë”, ka thënë Pacollli..

Pacolli ka th[n[ m[ tej se përveç ruajtjes së vlerave, ky koalicion bazohet në mbrojtjen e vlerave patriotike, të familjes dhe të drejtave themelore të çdo njeriu, i mbështetur nga një program ekonomik tërësisht i përcaktuar, që i nevojitet Kosovës dhe që do të prezantohet shumë shpejt.

Te dashur miq!

AKR, një parti e dëshmuar për frymën liberale, e paster si loti, ka vendosur që në këto zgjedhje të hyjë në koalicion me Partinë e Drejtësisë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët që nga fillimi janë përballur dhe kanë ngritur zërin për mbrojtjen e vlerave të shenjta të familjes shqiptare.