Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli: Hamza s’do të jetë rival i Kurtit, PDK e LDK në garë për vend të dytë

 
   

Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër nga radhët e PDK-së nuk po vlerësohet si sfidues për Albin Kurtin për postin e kryeministrit, nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ajo ka thënë se Bedri Hamza është kandiduar për të garuar për vendin e dytë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se gara mes PDK-së dhe LDK-së do të jetë për vendin e dytë.

“Bedri Hamza, nuk do të jetë rival i Albin Kurtit, një nga arsyet pse Partia Demokratike e Kosovës e ka kandiduar është se nuk do të jetë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje po me Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendin e dytë”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Pacolli ka thënë se Hamza është figurë e konsumuar dhe pjesë e qeverive të cilat janë vlerësuar si të korruptuara.

PDK-ja javë më parë ka zyrtarizuar ish-ministrin e Financave kandidat për kryeministër.

Hamza aktualisht është kryetar i Mitrovicës së Jugut.