Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli i reagon ashpër Serbisë pasi thotë se në Merdare u ndalua një kosovar që po vinte për varrimin e një familjari

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për një rast të ndalimit në Merdar nga policia serbe e një kosvoari me shtetësi zvicerane, e i cili kishtë marrë rrugën për Kosovë për varrimin e një familjari.

Pacolli thotë se ky kosovar është ndaluar dhe i është kërkuar ryshfet në kembim të lëhsimit, por thotë se për shkak të refuzimit ai është lëshuar vetëm pas 45 minutave.

Ai ka thënë se ky rast ka ndodhur sot në orën 19:30, derisa ka thënë se ndalesa të tilla nga ana e Serbisë duhet të dënohen nga gjithë faktori ndërkombëtar.

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës çdo ditë po i nënshtrohen ndalesave, keqtrajtimit dhe grabitjeve të pajustifikuara nga policët serbë në pikat kufitare.

Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) qe po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij iu kërkua ryshfet. Për shkak të rrefuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdor cdo ditë ( duke i’a perplas ato per toke). Çfar primitivizmi, çfar kulture!!!.

A është ky shteti qe ka ndërtuar zotri Vuçiçi!!!!

Kjo ka ndodhur sot në orën 19:30,

Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përdishme të keqtrajtimeve skandaloze të udhëtarve nga policija ( shume here ne gjendje të dehur) e Serbisë që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet ndërkombëtare