Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli i reagon Hotit për “problemet” për pagën minimale: Ju s’arritët ta rrisni pagën për 12 vjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti sot ia listoi Qeverisë problemet e Ligjit për pagën minimale, që kaloi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Ndër të tjera, ai tha se ky ligj ka të bëjë me mospërfilljen e procedurave ligjore për caktimin e pagës minimale me mosdakordimin me partnerët socialë.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se Hoti me partinë e tij për 12 vjet nuk mundën ta rrisin pagën minimale në vend.

“Deputeti Hoti i paska renditur katër probleme me Ligjin për pagën minimale. Në fakt problemin kryesor me ligjin që e kanë është se ata nuk kanë mundur ta rrisin pagën minimale qe 12 vjet, e ne po e bëjmë për vetëm 2 vjet”, thuhet në reagimin e saj.