Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka ironizuar me deklaratat e opozitës që në shtatore mund të këtë zgjedhje.
Ajo ka postuar një maice me mbishkrimin “Duam zgjedhje”, duke thënë se kishte për ta hedhur, por mos po i nevojitet opozitës në shtatore.
“Tu palu tesha e gjeta këtë maicë njëherë mendova me e gjujt por tani më shkoj mendja te opozita mos po i duhet ka shtatori. Kush lajmërohet i pari nga opozita e merr me zbritje .
Por, kushti kryesor është që ata t’i duan njëmend zgjedhjet”, ka shkruar ajo.