2
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Pacolli kujtoi të gjithë ata që të kontribuan për këtë ditë historike.
“Gëzuar 17-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë! Sot festojmë me krenari dhe dashuri sakrificën dhe qëndrueshmërinë e një populli që kurrë nuk u dorëzua.
Uroj që liria dhe shpresa të ndriçojnë gjithmonë rrugën tonë drejt një të ardhmeje më të mirë, me paqe, unitet dhe zhvillim.
Lavdi të gjithë atyre që kontribuan për këtë ditë historike! Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar kreu i AKR-së.