Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli me letër publike për Kurtin, e quan kokëfortë e gënjeshtar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, iu është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke ia përllogaritur dështimet përgjatë qeverisjes së tij.

Pacolli në atë letër, veç tjerash, përmend çarjen e raporteve të Kosovës me SHBA-në dhe mos-koordinimin e kryeministrit me aleatët.

Letra e tij vjen në periudhën kur Kosova ka marrë “sanksione” nga BE-ja.

“Për shkak të kokëfortësisë dhe mungesës së vizionit tuaj politik dhe pragmatik, të ndërtuar historikisht mbi gënjeshtrat politike të dekadave të fundit me kauza të rreme politike për demarkacion, dialog me Serbinë dhe mbi të gjitha për rrugëtimin shtetformues të Kosovës, sot Kosova është sjellë në këtë gjendje. të izolimit, polarizimit dhe frikësimit autoritar. Veprimet tuaja të pakoordinuara me aleatët, term me të cilin e keni bërë shaka dhe keni sulmuar çdo kohë, po e dëmtojnë Kosovën. Kosova ka funksionuar mbi këtë parim të shenjtë të kordinimit me aleatët që është shtylla e pavarësisë dhe lirisë sonë. Moskoordinimi me SHBA-në dhe partnerët evropianë është ahistorik për Kosovën, është e kundërta e asaj që është ndertuar për mbi 3 dekada luftë për liri dhe pavarësi. Sot, ju si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë, veprimet tuaja ahistorike po e dëmtojnë Kosovën në perspektivë afatgjatë”, deklaron Pacolli në letër.