Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se Kosova nuk mund ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel pa pasur nënshkrim nga të dyja palët, në këtë rast nga Kosova dhe Serbia.
“Në interesin tonë është që të nënshkruhet se është marrëveshje e mirë.
Kosova nuk mund ta zbatojë një anshëm një marrëveshje që nuk është e dakorduar nga të dyjat palët, nëse nuk ka nënshkrim nuk ka as zbatim”, tha Pacolli.
Ajo tutje tha se vazhdojnë që të kërkojnë nga Serbia ta nëshkruajnë këtë marrëveshjes, teksa shtoi se ”nëse nuk ka nënshkrim të marrëveshjes s’ka zbatim”.