Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli: Nuk kam dëgjuar që në botën civilizuese udhëheqësit e shtetit ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas sulmeve të pushtetit ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Ai ka shkruar në rrjete sociale, se në vendet civilizuese kjo nuk ndodh.

Postimi:

Në botën civilizuese, sidomos në shtetet më të zhvilluara dhe me demokraci të konsoliduar (flas nga përvoja e gjatë jetësore në perëndim), asnjëherë nuk kam dëgjuar që udhëheqësit e shtetit të ofendojnë gjyqtarët dhe prokurorët e tyre. Nuk kam dyshime për aftësitë e Kryeministrit tonë në udhëheqjen me popullin e Kosovës, por jam shumë kurioz për të kuptuar se çfarë kontribon në “qeverisjen me duar të pastërta”, kur njerëzit që ndihmojnë në këtë proces (prokurorët dhe gjyqtarët), nga vet drejtuesit e shtetit sulmohen.