Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli – Ramës: Nëse nuk mundesh me i rregullu mirë as kulmet e institucioneve që i drejton, nuk ke çka rrin më aty

 
   

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pas lëndimit që mori 23 – vjeçarja nga rënia e një pjese të kulmit të Komunës së Prishtinës, iu ka drejtuar kryetarit Përparim Rama.

Pacolli i ka thënë Ramës se “nëse nuk mundesh me i rregullu mirë as kulmet e institucioneve që i drejton nuk ke çka rrin më aty”.

Deputetja i ka uruar shërim të shpejtë 23 – vjeçares.

Postimi i plotë:

A do të jep dikush përgjegjësi për skandalin e rrëzimit të kulmit të Komunës në Prishtinë që rrezikoj jetën e 23 vjeçares?

Perparim Rama nëse nuk mundesh me i rregullu mirë as kulmet e institucioneve që i drejton nuk ke çka rrin më aty.

Shërim të shpejtë Elzës 🙏