Duhen edhe disa muaj deri në zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, ndërsa “fushata” zgjedhore tashmë ka filluar.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar se nëse vjen në pushtet koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, paga mesatare në Kosovë do të jetë 1000 euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë nën 500 euro.
Ai madje ka thënë se deri në fund të vitit 2028 do të përkujdeset që “paga minimale në Kosovë të jetë 1000 euro”.
“Për ta kthyer besimin e qytetarëve, që në ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mestarë nën 1000 euro dhe s’do të ketë pagë më të vogël se 500 euro. E deri në fund të mandatit më 2028 paga minimale do të jetë 1000 euro”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media.
E një premtim të atillë, Haradinaj e kishte bërë edhe në vitin 2014 dhe për këtë e ka nxjerr “blof” deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha.
Basha përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar deklaratat e Haradinajt dhe premtimet e tij në vitin 2014 dhe në vitin 2024, duke shkruar “qenka habitur, se ky i ka rritur në 2014 pagat në 1000 euro, tani me siguri 2000 ka dashur të thoshte”.
Postimi i plotë:
𝐑𝐚𝐦𝐮𝐬𝐡 𝐇𝐚𝐫𝐚𝐝𝐢𝐧𝐚𝐣 – 𝐦𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟏𝟒, “pagën mesatare do ta ngritim në 1,000 euro në muaj”.
𝐑𝐚𝐦𝐮𝐬𝐡 𝐇𝐚𝐫𝐚𝐝𝐢𝐧𝐚𝐣 – 𝐠𝐮𝐬𝐡𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟒, “Paga mesatare në Kosovë do të jetë 1,000 euro!”
𝐐𝐞𝐧𝐤𝐚 𝐡𝐚𝐛𝐢𝐭, 𝐬𝐞 𝐤𝐲 𝐢 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐧’𝟐𝟎𝟏𝟒-𝐭ë𝐧 𝐩𝐚𝐠𝐚𝐭 𝐧ë 𝟏,𝟎𝟎𝟎 𝐞𝐮𝐫𝐨, 𝐭𝐚𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢 𝟐,𝟎𝟎𝟎 𝐤𝐚 𝐝𝐞𝐬𝐡𝐭ë 𝐦𝐞 𝐭𝐡ë𝐧ë!