Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar.
I ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes…
Gjatë ditës së sotme ishte paraparë të bëhej konstituimi i Komisionit parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor…
Ambasadori britanik: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv
18/04/2024
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen që i dha Asambleja Parlamentare Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ai tha se vendi i tij do të punojë me Kosovën që të ketë sukses edhe në vendimin e…
Presidentja Osmani, sot tha se pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia.
“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia. Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin…
Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve potenciale, përfshirë edhe ndaj ndërtesave të ushtrisë amerikane, me qëllim që të sabotohet ndihma për Ukrainën…
Të paktën nëntë persona u plagosën në tërmetin me magnitudë 6.6 që goditi një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore të mërkurën vonë dhe nuk kishte paralajmërim për cunami, njoftuan mediat japoneze këtë mëngjes.
Tërmeti në orën 23:14 me orën…
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku deklaroi se nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së.
Kështu u shpreh ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe…
Tërmet në Turqi
18/04/2024
Një tërmet me magnitudë 3.9 shkallë ka ndodhur në rrethin Göksun të Kahramanmaraş në Turqi mëngjesin e së enjtes.
Sipas të përditshme “Milliyet”, tërmeti ka ndodhur në Kahramanmaraş rreth orës 08:45 të mëngjesit të sotëm. Pas tërmetit, të dhënat u…
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili është ndaluar të mërkurën.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta…
Në orët e para të ditës së sotme është dëgjuar një shpërthim në pjesën veriore të vendit, ku dyshohet se është hedhur një granatë dore.
Incidenti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie dhe nuk ka persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në veri.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet…