Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, ka qëlluar me armë zjarri ndaj gardistëve këtë të premte.
Mjaçaj ka marrë peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë. Top Channel mëson se nga kjo ngjarje dy persona kanë mbetur të plagosur.
“Për shkak të një…
Ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina tha se Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se kundërshton edhe aplikimin e saj në Bashkimin Evropian, si dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare.
Molina para gazetarëve, në prag të…
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier dhe drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland, me të cilët ka diskutuar mbi…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania qëndron fort në krah të Ukrainës, derisa ka theksuar se në Kosovë po mbështesin programin “Gazetarët në Rezidencë” për gazetarët nga Ukraina si pjesë e Iniciativës Hannah Arendt.
Ai ka marrë pjesë në aksion i përbashkët me Qeverinë e Albin Kurtit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Qendrën…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të përdorë gjuhën e tij nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi. Ai është fokusuar sërish tek Kosova, për të cilën pretendon se është pjesë e Serbisë.
Në një intervistë për gazetën…
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentës, Vjosa Osmani në Kuvend.
“Kemi prit nga presidentja që të mbanë qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes vendit dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi…
Brazili është në shok pa vdekjes së një këngëtari 30 vjeçar. Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë. Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit.
Enrique u dërgua në një spital por mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta shpëtuar. Sipas kompanisë…
Presidentja Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor para Kuvendit të Kosovës, tha se sulmi i 24 shtatorit dëshmoi sërish profesionalizimin e jashtëzakonshëm dhe trimërinë e guximin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.
Osmani tha se mirëpret rritjen…
Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2023”, Endi Demneri dhe producenti i “Miss Universe Albania & Kosova”, Eduart Deda, treguan një incident që ju kishte ndodhur në El Salvador.
Historinë e nis Eduart Deda, duke u shprehur se incidentin e…
Temperaturat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin. Gjatë natës ka pasur reshje bore në akset Kukës-Shishtavec, Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Korçë-Dardhë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në segmentet që janë me prezencë dëbore.
“Gjatë natës ka…