Përfundon afati i thirrjes për një gjyqtar në Kushtetuese, këta janë katër kandidatët që aplikuan
25/10/2023
Administrata e Kuvendit të Kosovës, njofton se ka përfunduar afati i ftesës/thirrjes për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se deri sot (e mërkurë) në orën 16:00, kanë aplikuar katër kandidatë: Selman Ymeri, Ramadan Gashi, Jeton Bytyqi dhe Çlirim Hajdini.
“Administrata është në pritje të nominimeve eventuale…