Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas kanë rënë në pranga 9 shoferë për Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo…
Avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj është shprehur se në hartimin e akuzave ndaj ish kryeministrit ka të pavërteta, pasi thuhet se kthimi në truall ndërtimi i kompleksit Partizani është shkleje e ligjit dhe për privatizimin e tij ka hedhur…
Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-Kryeministri Sali Berisha do të duhej të përballej në gjykatë për masën e sigurisë të kërkuar ndaj tij lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Hoxha u shpreh se kjo…
Të dielën e 29 tetorit ndryshon ora. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë.
Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.
Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të…
Skandaloze: Televizioni sulmon ashpër gazetaren vlonjate, shkak ngjarja e rëndë e 26-vjeçares
25/10/2023
Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë. Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.
26-vjeçarja dyshohet se u drogua dhe më pas me të…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Velitërnë.
Një automjet raportohet se ka dalë nga rruga, ka marrë para barrierën anësore dhe ka përfunduar në kanal.
Sipas burimeve shkak i aksidentit ka qenë…
Dashi
Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj sot për të marrë në dorë një situatë të pasigurt sentimentale dhe të bëni gjithçka për të gjetur një zgjidhjeje të kënaqshme për marrëdhënien në çift! Nëse jeni vetëm dhe kërkoni aventura, kjo ditë ofron shumë mundësi për ju. Në aspektin profesional sot është një ditë e rëndësishme për të realizuar objektivat…
Një 57-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, pas denoncimit të bërë nga shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare.
Kjo e fundit e ka kallëzuar pasi është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit…
Moti i keq ka goditur edhe disa pjesë të Romës, me rreshje të shumta shiu, erë të fortë dhe vetëtima, duke shkaktuar përmbytje, dëme në makina dhe rrëzimin e pemëve.
Për shkak të tornados, banorët kanë raportuar shkuljen e disa pemëve dhe strukturave të…
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
25/10/2023
Sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.
Me fillim nga ora 10:00 pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.
Në rend të ditës në këtë komision janë pesë pika.
Pastaj, nga ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku në rend të ditës janë…