Kroaci: Ana negative e bumit të turizmit
26/09/2023
Pasi hyri në Eurozonë dhe Shengen në fillim të vitit, Kroacia po përjeton dyndje të madhe pushuesish. Por rritja e popullaritetit të vendit ka edhe pasoja negative.
Kroacia është një destinacion turistik mjaft i kërkuar. Industria e turizmit e këtij vendi të Evropës Juglindore pritet që këtë vit t’i tejkalojë shifrat e vitit rekord, 2019, vitit të fundit para koronës.