“Ma mori dritën e syve”: Rrëfimi i nënës së Erona Coklit, e cila u vra nga ish bashkëshorti
28/05/2024
Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit.
Në secilën qoshe të saj sheh ëndrra që u humbën dhe dëgjon fjalë që s’u thanë.
Dhimbja që e shtrëngon në gjoks, i bëhet e padurueshme kur prek fytyrën e saj të ngrirë në fotografi.
“Unë vazhdoj t’i them çdo ditë ‘mirëmëngjesi’ dhe ‘natën e…