Bukuri këputur yjesh
09/05/2024
Në mbarim të prillit me këngë bylbylash, me diell e shi, fllad dhe erë, retë puplore shpërndahen e humbasin, kushedi se ku. Dhe ja, kaltërsia e bukur e majit rikthehet në qiell e në faqe ujërash. Partha iliriane a Bardha apo Berati, nga mjegullnaja e shekujve e stoliset me larushi , zymbylash, trandafilash e karafilash. Gjelbërimi i dendur harbon në kopshte e oborre…