Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pagoi 120 mijë euro për të dh*nuar dhe vrarë ish-bashkëshorten, dënohet me 2 vite burg avokati Alban Bengasi

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin me dy vite heqje lirie për avokatin Alban Bengasi. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij Blerta Ruçi. Bengasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 1.4 vite burg ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg.

Nga hetimet ka rezultuar se Bengasi ka folur me Dumanin në lidhje me vrasjen e bashkëshortes së tij duke i dhënë 120 mijë euro. Bengasi i kërkonte Dumanit që të ushtron edhe dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Avokati u arrestua në Rinas më 6 shtator 2023, teksa ishte duke u kthyer nga Dubai. Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj.

Më shumë se 3 vite pas kësaj ngjarje, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u tregoi hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci, i cili kishte paguar 120 mijë euro. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë. Nuredin Dumani dëshmoi për grupin hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Por të gjitha këto pretendime te Dumanit janë kundërshtuar nga Bengasi nëpërmjet avokatit.