
Tash e një kohë është duke u përfolur që Borut Pahor është kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi.
Mirëpo i gjendur në këtë situatë Pahor ka qenë qendra e vëmendjes nga mediat këto ditë.
Ai përmes një postimi në “X” ai ka thënë se nuk do të deklarohet derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.”