Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pahor thotë se këtë javë do ta dorëzojë kandidaturën si ndërmjetësues i BE-së në dialog

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka paralajmëruar se këtë javë do të dorëzojë kandidaturën e tij në Bruksel që të jetë emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Pahor ka thënë se Sllovenia dhe ai kanë statusin e një ndërmjetësi të ndershëm dhe po ashtu ide se si të ngjallet procesi i ngecur i dialogut.

“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai gjatë një interviste RTV Slovenia.

Pahor po synon ta zëvendësojë sllovakun Miroslav Lajçak i cili është propozuar për ambasador të BE-së në Zvicër.