Zenun Pajaziti nga PDK ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Pajaziti ka vënë përgjegjësinë mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për menaxhimin e kësaj situatë dhe përplasjen e drejtpërdrejtë me SHBA-të.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e sotshme të Kurtit në Bratisllavë të Sllovakisë, ku tha se nuk është i frikësuar, por i brengosur për situatën.
“Më shumë se i brengosur e i frikësuar, ai duhet ta ushtrojë detyrën e tij”, ka deklaruar i tij.
Zenuni ka thënë se Kurti hallin e ka te pushteti i tij, më shumë se te Kosova.
“Ai më shumë po brengoset për pushtetin e tij se sa për Kosovën.”