
Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga vërshëllima që do të startojë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të dy vendet kanë filluar të ndjejnë emocionet e kësaj sfide të rëndësishme.
Duket se edhe UEFA është përfshirë nga entuziasmi, teksa ka paralajmëruar çekët për atë se çfarë i pret në Tiranë. Në llogarinë zyrtare në rrjetet sociale, UEFA ka publikuar sërish super-golin e Jasir Asanit, kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të kombëtares kuqezi. Asani shënoi nga distanca një gol fantastik, i cili u përzgjodh dhe si goli i javës.Ndeshja nis në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, i cili do të jetë i mbushur plot me tifozë që do të mbështesin kuqezinjtë në rrugëtimin drejt EURO 2024, në Gjermani.