Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pak para seancës të jashtëzakonshme për FSK-në, VV-ja mban konferencë për media

 
   

Pak para seancës të jashtëzakonshme për FSK-në, VV-ja mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar gjendjen në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo seancë vjen pas kërkesës nga 42 deputetë nënshkrues dhe është planifikuar të fillojë në orën 12:00.

Një orë përpara seancës, grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të mbajë një konferencë për media në zyrat e tij, e cila është caktuar për në orën 11:00.