Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Pak pas ndarjes me Chiara Ferragnin, Fedez fotografohet me të dashurën e re

Kanë kaluar disa javë që kur Fedez i intervistuar në Belve foli i përlotur për ndarjen nga Chiara Ferragni me të cilën ka dy fëmijë, Leone dhe Vittoria. E vërtetë apo jo, reperi 34-vjeçar duket se ka një valë të re: modelen franceze 20-vjeçar Garance Authié.

Të dy u panë dorë për dorë në Monako. Duket se kanë disa kohë që janë të lidhur. Për herë të parë janë parë së bashku në Courchevel, pastaj në Paris, në Miami, në Coachella dhe tani së fundmi në Monte-Carlo.

Vetëm pasi u sigurua, Alessandro Rosica, tregoi detajet e mëposhtme për Chiara Ferragni-n dhe Fedez-in:

‘Nuk kanë më kontakt me njëri-tjetrin. Unë ndërmjetësoj vetëm mes familjeve apo menaxherëve, sidomos për të organizuar vizitat e Federikos me fëmijët. Është e trishtë dhe për fat të keq kjo është situata. Me siguri kemi arritur në fund të një epoke: Epokës së Ferragnez-it. Deri më sot, prioriteti dhe madje arsyeja e vetme për të jetuar për Fedez-in janë fëmijët e tij. Edhe për Chiarën padyshim. Fedez-i nuk e ka paditur apo paralajmëruar Chiarën, aq më pak, mos shfaqja e fëmijëve është një vendim në lidhje me politikat e reja.’

Ndarja e Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it ka ngjallur shumë diskutime në media. Ferragni ka mohuar se ndarja është strategji për të larguar vëmendjen nga rasti Balocco, duke e cilësuar këtë hipotezë si ofenduese. Përkundrazi, ajo i mëshoi se është vendim personal i motivuar nga arsye intime. Ferragni është shprehur e indinjuar për spekulime të tilla, duke deklaruar se e vërteta është shtrembëruar nga mediat dhe se shqetësimi i vetëm është familja dhe privatësia e saj./vizionplus.tv