Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka treguar në Frontal se i ka “shokë shumë të mirë” disa deputetë të LVV-së.
Lekaj tha se komunikom me shumicën e deputetëve të partisë në pushtet dhe se si katolik, marrëdhëniet më të mira i ka me deputetët që tha se po quhen “rebelë” dhe “islamistë”.
“Beso me shumicën prej tyre, komunikoj me ta. Besoni që kam.. sidomos me këtë grupin që po i quajnë ‘rebelë’, islamista, që është me të ardhë keq. Më besoni që komunikoj. Se unë jam katolik, po bash që i quajnë ashtu komunikoj me ta. Besoni i kam shokë shumë të mirë”, tha ai.
Lekaj tha se “është për me të ardhë keq që klasifikohen si islamistë”.
“Pothuajse me 80% të deputetëve të Vetëvendosjes kam komunikim shumë të mirë”, tregoi ai.
“Pak ka që nuk flas. Janë 3-4 veta..”, tha Lekaj.
Me Armend Mujën, me të cilin së fundmi pati një përplasje të ashpër në Kuvend, Lekaj tha se e ka pasur “shumë shok”.
“Armendin e kam pasur shumë shok dhe kam komunikuar me të”, tha ai.