Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Palestinezët ikin nga shtëpitë pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite

Urdhri i Izraelit që 1.1 milionë civilë në Rripin e Gazës të zhvendosen nga veriu në jug, ka krijuar një atmosferë konfuzioni dhe frike në enklavën e rrethuar në ditën e shtatë të bombardimeve të Izraelit .

Direktiva erdhi të premten pasi Izraeli pritet të nisë një pushtim tokësor në territorin me popullsi të dendur pas sulmit të paprecedentë të javës së kaluar të kryer në Izraelin jugor nga Hamasi, grupi i armatosur që sundon Gazën.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Gaza “u informuan nga oficerët e tyre ndërlidhës në ushtrinë izraelite se e gjithë popullsia e Gazës në veri të Wadi Gazës duhet të zhvendoset në Gazën jugore brenda 24 orëve të ardhshme”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Në përgjigje, Autoriteti i Hamasit për Çështjet e Refugjatëve u tha banorëve në veri që “të qëndroni të palëkundur në shtëpitë tuaja dhe të qëndroni të palëkundur përballë kësaj lufte të neveritshme psikologjike të zhvilluar nga okupimi”.

Një reporter i Al Jazeera në qytetin e Gazës pa banorët duke paketuar çfarëdo gjëje që mundeshin ndërsa nisën të evakuoheshin drejt jugut me makina, furgona dhe çdo mjet tjetër që ishte në dispozicion. Disa pa akses në automjete u panë duke lëvizur në këmbë, ndërsa të tjerët ishin duke qëndruar buzë rrugës duke pritur për një udhëtim të mundshëm.

Njerëzit thërrisnin njëri-tjetrin për të pyetur se cilën rrugë të merrnin dhe cilën të shmangnin, si dhe për të mësuar për dëmet e shkaktuara në rrugë nga sulmet ajrore të Izraelit.