Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Palestinezët në Deir al Balah jetojnë pranë një rakete të pashpërthyer izraelite që nga janari

Që nga janari kjo raketë e  pashpërthyer izraelite qëndron në këtë vend. (Pamje)

E këtu, fare pranë Qendrës së Strehimit Rauafed në Deir Al Balah të Gazës, ku jetojnë dhjetëra familje palestineze të zhvendosura, fëmijët enden e luajnë përreth (Pamje)


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Andaj banorët e kësaj Qendre thonë se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe sidomos të fëmijëve.

Por Mohammed Al Savy , i cili u zhvendos në këtë strehimore muaj më parë, thotë se nuk kanë gjetur zgjidhje për mjetin shpërthyes, pavarësisht  se kanë kontaktuar me autoritetet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

“Ne jemi të detyruar të jetojmë këtu. Kjo raketë ka qenë këtu që nga janari i kaluar. Jemi të zhvendosur nga qyteti i Gazës dhe deri më tani kemi kontaktuar me shumë autoritete relevante, vendore dhe ndërkombëtare, por nuk kemi gjetur zgjidhje. Ne jemi të zhvendosur në strehën Rauafed dhe kjo përbën një rrezik për fëmijët tanë. Siç mund ta shihni, të gjithë kalojnë pranë saj dhe askush nuk po bën asgjë për ne”, thotë ai.

E Ahmed Abu Jarad i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që ta heqin raketën në mënyrë që të evitohet një katastrofë e madhe humanitare.

“Kjo raketë u hodh nga një avion luftarak izraelit F-16 janarin e kaluar, por nuk shpërtheu. Ne kemi kontaktuar të gjithë për të hequr raketën sepse kjo zonë është e populluar dendur dhe ka shumë fëmijë këtu. Ne po përpiqemi ti mbajmë larg fëmijë sepse kjo raketë mund të shpërthejë në çdo moment dhe të shkaktojë një katastrofë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjithëve, përfshirë OKB-në dhe autoritetet përkatëse, që ta heqin raketën, pasi kjo mund të shkaktojë një katastrofë të madhe humanitare”, thotw ai.

Ndërsa të ashtuquajturat zona të sigurta po pakësohen rreth Rripit të Gazës, shumë njerëz janë të detyruar të jetojnë pranë raketave.

Një raport i mëparshëm nga Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) deklaroi se rreth 7,500 ton municione të pashpërthyera janë shpërndarë në të gjithë Rripin e Gazës për shkak të luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, duke shtuar se do të duhen rreth 14 vjet për t’i hequr ato.

UNMAS zhvillon fushata ndërgjegjësimi për rreziqet e eksplozivëve përmes medieve sociale dhe u dërgon mesazhe me tekst palestinezëve në Rripin e Gazës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që nga fillimi i luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit gati një vit më parë,  në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 41 mijë e 500 njerëz.